Të shtëna me armë pranë shkollës së “Vaut të Dejës”, arrestohet autori

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj disa personave të tjerë.Ngjarja është regjistruar mesditen e sotme pranë shkollës së “Vaut të Dejës” ne Shkoder, ku shtetasi Gjovalin Deda ka shtënë me armë për shkaqe ende të paqarta.Policia e Shkodrës nuk raporton për persona të lënduar nga ngjarja, ndërkohë që pritet të sqarojë rrethanat e kësaj ngjarjeje.