Sami Nezaj jep dorëheqjen si zëvëndëskryetar i AMA-s

Jep dorëheqjen si zëvendëskryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) Sami Nezaj.Nezaj e ka cilësuar dorëheqjen e tij si një akt personal dhe jo të diktuar nga ligji.Sipas tij,  dorëheqja bëhet për  lehtësim të vendimarrjes së Kuvendit dhe në ndihmë të thellimit të ekuilibrit në drejtimin e AMA-s.Nezaj është shprehur se do të  ruajë detyrën e anëtarit të Këshillit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.Sami Nezaj ka ushtruar postin e nënkryetarit  të AMA-s që në vitin 2011.