Kukan në Tiranë, takohet me krerët e shtetit

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan e ka nisur  vizitën në Tiranë me një takim me Presidentin Bujar Nishani.Shefi i delegacionit të PE-së Kukan gjithashtu ëtshë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha ndërsa do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Kuvendit Ilir Meta.Eduard Kukan është i ftuar nderi në çeljen e vitit të ri te Akademia Diplomatike do të mbajë një ligjeratë në orën 13.30.Ndërsa në orën 15:30 do të mbahet takimi i VI-të i Stablizimin Asociimit ku do të mbajnë fjalime kreu i delegacionit të PE, Eduard Kukan, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe deputeti socialist Taulant Balla.