Tiranë, bien nga skela, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi

Dy punëtorë ndërtimi kanë mbetur të vdekur, pasi kanë rënë nga kati i 8-të i një pallati. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Dora D`istria” pas gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Sipas dëshmitarëve okularë, dy personat kanë qënë duke sovatuar në 20 metra lartësi dhe është këputur skela të cilët kishin ndërtuar.Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme njëri nga dy punëtorët,ndërsa i riu tjetër është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e traumës. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, i riu nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital rreth 3 orë pas ngjarjes.Në vendgjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë së komisariatit numër 2,të cilët kanë nisur një hetim për ngjarjen. Një hetim do të nisë edhe kushtet teknike në të cilët punonin dy të rinjtë,ndërsa në pyetje janë marrë edhe pronarët e shtëpisë ku punonin viktimat, pasi nuk ishte pallat në ndërtim e sipër.