Shembja e 7-katëshit në Vlorë, Tahiri: Faleminderit çuna, të tjera në vijim

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka paralajmëruar se do të vijojë aksioni ndaj ndërtimeve informale. Në rrjetin social facebook ndërsa ka falenderuar të gjitha strukturat e angazhuara në shembjen e pallatit 7-katësh në Vlorë, Tahiri deklaron se do të bëjë realitet rikthimin e ligjshmerise në bregdet.“Pune e Kryer ne Vlore! Faleminderit cuna . Xhenio, efektive te Policise se Shtetit, INUK, Policia Bashkiake, te gjitheve Faleminderit! Faleminderit qytetareve te Vlores. Filluam te bejme realitet rikthimin e ligjshmerise, rregullimit te territorit dhe mjedisit ne bregdetin e mrekullueshem te Vlores. Akoma me shume ne vijim”thekson Tahiri.Mesditën e sotme një pallat 7 katësh u rrënua totalisht pas një aksioni të sukseshëm të policisë, INUK dhe forcave xhenio përmes shpërthimit të telekomanduar, i cili po kthehet në një shembull për shembjen e çdo objekti informal, kryesisht në objektet shumekatesh.Ekspertët thanë se për këtë objekt janë përdorur 285 kg eksploziv c4. Tritoli është vendosur në mbi 2 mijë gropa kryesisht në katin e parë dhe në katin e 3-të të banesës. Për të shmangur incidentet, tritoli është vendosur në themelet e pasme. Shpërthimi i telekomanduar ka qënë i fuqishëm dhe ndërtesa u rrënua totalisht.