Idrizi pret Arvizun, vlerësime për rolin e Ambasadorit në reformat për integrimin

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Z. Shpëtim Idrizi priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Alekxander Arvizu, përpara largimit të tij nga Shqipëria.Gjatë takimit kreu i PDIU-së, IDRIZi vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si vend mik i Shqipërisë dhe angazhimin e vetë ambasadorit në mbështetje të reformave për integrimin europian të vendit tonë, forcimin e shtetit ligjor, bashkëpunimin e ndërsjelltë si forca aleate në NATO, si dhe partneritetin e fortë të krijuar midis dy vendeve tona.Kryetari i PDIU-së , Idrizi e njohu gjithashtu Ambasadorin në këtë takim, me aktivitetin politik të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe me kauzën kombtariste dhe çështjen çame.