Zgjidhjet ngërçi në Këshillin e Qarkut Fier, e majta voton kryetarin e ri. Shehu: I jashtëligjshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2013, 14:54
Keshilli i qarkut te fierit pas 2 vitesh debate politike sot duket se i eshte drejtuar zgjidhjes perfundimtare te tij. Me 62 vota pro keshilltaret e Partisë Socialiste dhe ata te Levizjes Socialiste per Integrim i kane dhene mandatin, Vangjel Ndrekos.Gjate mbledhjes nuk kane qene te pranishem keshilltaret e djathte, si dhe Artur Shehu, i cili tashme i dorehequr drejtoi keshillin e qarkut per afro 2 vjet. Kryetari i ri, Vangjel Ndreko, eshte shprehur se me ne fund eshte vendosur ligjshmeria dhe drejtesia.Menjehere pasi mbledhja ka perfunduar ish-kryetari Artur Shehu, i ka bere thirrje Prefektit te qarkut Xhevit Bushi qe te zbatoje ligjin dhe te mos konstituoje Keshillin e qarkut, pasi menyra proceduriale e ndjekur sot ishte e jashteligjshme.
Rivaliteti mes dy aleancave per qarkun e Fierit ka nisur ne 21 shtatorin e vitit 2011, kur kandidati i majte Vangjel Ndreko u shpall fitues, por demokratet siguruan numrin e keshilltareve dhe votave per te fituar drejtimin e qarkut.