Berisha: Rama dhe neobllokmenët heqin flamurin e NATO-s dhe BE nga zyrat
Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar heqjen e flamurit të NATO-s dhe të Bashkimit Europian nga zyrat e Kryeministrisë. Duke vënë përballë dy fotografi, atë të një prej mbledhjeve të drejtuara prej tij dhe atë të një prej mbledhjeve të qeverisë Rama, ish-Kryeministri shkruan në facebook se ky është një akt rikthimi tek etërit e tyre, i Ramës dhe neobllokmenëve te tjerë. Berisha thotë se flamujt e NATO-s dhe BE janë hequr nga zyrat, sallat e Kryeministrisë dhe mjediset e Ministrive të tjera."Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe flamuri i saj qëndron i ngritur dhe krenar krahas flamujve të kombeve të lira anëtare të Aleancës së lirisë më të madhe të kohrave.Pas shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja historike më e madhe e shqiptarëve. Me këtë akt Rama, që protestoi në Tiranë të nesërmen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO, dëshmon dhe njëherë se atë e mundon shumë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Prandaj dhe me ardhjen në pushtet në një akt më të parë por dhe kryekëput antishqiptar urdhëroi heqjen e flamurit të NATO-s nga zyrat e kryeministrisë dhe zyrat e tjera të mazhorancës Rama-Meta” shprehet Berisha.Për ish-Kryeministrin ky është një hap pas, siç e konsideron ai drejt etërve Hoxhistë.