Harasani kundër Totozanit: Ja 8 arsyet pse nuk duhet lejuar martesat gay
Politika vijon të rreshtohet kundër propozimit të Avokatit të Popullit për të ligjëruar martesat mes të njëjtës gjini. Pas deputetëvë të djathë, qendrim të ashpër kundër nismës ka mbajtur edhe ish- deputeti socialist, Andis Harasani. Edhe pse ndodhet në SHBA, ish-deputeti duket se ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe ka reaguar për propozimin e Avokatit të Popullit në rrjetin social fb. Harasani argumentonse martesa të tilla janë kudnër ligjeve të natyrës dhe fyejnë Zotin. Ai rendit 8 arsye se pse është kundër:1. Nuk eshte martese2. Eshte kunder ligjeve te natyres3. Ne çdo rast do privoje nje femije nga nena ose nga babai4. Promovon stilin e jetes homoseksuale5. Kthen nje devijim moral ne nje te drejte civile6. Nuk krijon familje por nje bashkim natyror steril7. Detyron shoqerine ta pranoje homoseksualitetin8. Fyen ZotinNë fund Harasani kujton se jeta fillon me Adamin dhe Even dhe jo me Adamin dhe Stivin dhe apelon për ti thënë te gjithe JO nismave te tilla. Propozimi i Avokatit të Popullit për të legalizuar martesat gay është kundërshtuar edhe nga deputetët demokratë Doda dhe Shehu si dhe nga përfaqësues të komuniteteve fetare.