Shkolla e Migjenit në Pukë po shkatërrohet, asnjë ndërhyrje

Duket se fati është i njëjtë për objektet e shpalluara Monument Kulture në Shqipëri. Harresë dhe më pas degradim, neglizhencë deri në shkatërrim total pa ua çmuar kurrë vlerat. Dhe ashtu siç ka ndodhur me mjaft Monumente edhe shkolla Muze në qytetin e Pukes ku dha mesim Migjeni, e shpallur Monument Kulture, po rrezikon te shkaterrohet si pasoje e lageshtires.Shkolla ku poeti i dhimbjes Millosh Gjergj Nikolla nen shoqerine e pa shprese te semundjes, qe nuk i beri dot balle, ngryste netet e acarta te dimrit, jeton sot me fotot, kujtimet dhe veprat e tij te ekspozuara ne çdo cep te rrezikuara tashme nga dy armiq te hershem, lageshta dhe moskujdesja per ta sjelle ne gjendje normale.Pergjegjesi i kesaj shkolle Muze, studiuesi i mirnjohur Xhemal Meçi, me perkujdesjen e tij ka mundur qe te mbaj ende hapur dyert e saj, duke bere te ditur se megjithese shkolla eshte vizituar nga Ministra e drejtues te qeverive, deri me tash nuk eshte marre asnje mase per ta rikonstruktuar.Profesori tregon se ka bere te gjithe hapat e duhur ligjor qe ky institucion i rendesishem i trashegimise kulturore te kaloje nen juridiksionin e Ministrise se Kultures, por kjo e fundit per mungese fondesh, gjithnje e ka refuzuar kete kerkese.Ne keto kushte shkolla Muze “Migjeni”, e shpallur Monument Kulture, po lengon nga harresa qe dalëngadale po venit ate çfare ka mbetur, por pa mundur te demtojë madheshtine e vepres se tij, mjaft prej se ciles e shkruajti ne Puke.