Durrës, përplasen automjetet, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2013, 16:36
4 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.