69 vjet nga çlirimi i Mirditës, aktivitete përkujtimore, nderohen dëshmorët
Nderim te reneve, vlerësim patriotizmit te qindra luftetareve qe sollen dite te lira dhe feste per 69- vjetorin e çlirimit. Kjo është panorama dhe festa që na ofron Mirëdita. Nen tingujt e hymnit tone kombetar qe jane luajtur nga banda frymore e ushtrise, veterane, perfaqësues te pushtetit vendor dhe qytetare te shumte kane perkujtuar diten e fundit te qendrimit ne Mirdite te pushtuesit gjerman.Vendosja e kurorave me lule ne Varrezat e Deshmore ne qytetin e Rreshenit, ka qene fillimi i aktiviteteve te kesaj date te shunuar per popullin e Mirdites.Drejtori i Pallatit te Kultures ne Rreshen Gjergj Marku, Prefekti i Lezhes Ndrec Deda si dhe kreu i bashkise se Rreshenit Ndue Kola kane referuar gjate fjales se tyre se koha u ka dhene te drejte luftetareve, por nderkohe sot te gjithe bashkohen ne familjen e madhe europiane, vendi ku aspiron te jete i pranishem edhe vendin yne.69-vjetori i çlirimit te Mirdites, ka sjelle aktivitete te shumta gjate gjithe javes, duke shpalosur ne kete menyre dhe vlerat kulturore dhe artistike qe ka kjo treve.Mirenjohje deshmoreve, mirenjohje çdo shqiptari qe ka kontribuar ne luften per çlirimin e vendit, por sot eshte koha qe çdo kush te kontribuoje per nje Shqiperi te begate dhe prane familjes se madhe euopiane, kane deklaruar nder te tjera referuesit ne 69-vjetorin e çlirimit te Mirdites.