Protesta te “Kodra e Diellit”, banorët kërkojnë nënkalim për Unazën e Madhe
Ndërtimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit duket se do të hasë në mjaft vështirësi, pasi qytetarët në disa zona që preken nga ajo nuk janë dakord me projektin.Këta janë banorët e Kodrës së Diellit dhe sipas tyre ndërtimi i Unazës në të tillë formë ndan rreth 50 mijë banorë nga Tirana, duke u krijuar mjaft vështirësi në të përditshmen e tyre. Ata kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi për ti lidhur më pjesën tjetër të qytetit, ndryshe shprehen se do të bllokojnë punimet.Ambjentalisti, Sazan Guri, sqaroi se me këtë projekt janë shkelur disa të drejta të qytetarëve,e sipas tij ka ardhur koha që mendimi i tyre të merret në ndërtimin e veprava të tilla.Kjo është hera e dytë që këta banorë organizohen në protestë, ndërsa sqarojnë se kanë dërguar kërkesa në disa institucione, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.