Mamografitë jashtë funksionit, spitali i ka borxhe kompanisë riparuese

5 milion lekë të rinj borxh të spitalit të Shkodres ndaj një kompanie bëjnë që dy mamografitë të qëndrojnë të prishura prej afro dy javësh në spitalin rajonal.Ky lajm pranohet nga drejtori i spitalit të Shkodres, Ardjan Ymeri, i cili bën të ditur se ky borxh është prej afro 1 viti, ndërsa prej dy javësh aparatet e mamografisë janë prishur dhe kompania private ka vendosur kusht për rregullimin e tyre shlyerjen e borxhit.Edhe në këtë rast ata që penalizohen janë pacinetët, të cilët prej kohësh nuk kanë mundësinë të bëjnë një mamografi për të parë nëse riskojnë nga kanceri i gjirit.E ndërkohë ato që vuajnë mungesën e aparateve të mamografisë janë gratë nga veriu i vendit, të cilat tashmë detyrohen që për ekzaminimin ndaj kancerit të gjirit ti drejtohen Tiranës.