Dule apel politikës nga Korça: Për intergimin duhet dialog

Nga qyteti i Korçës, kreu i PBDNJ por njëherazi edhe nënkryetar i Parlamentit, Vangjel Dule, apeloi poltikën të dialogojë sepse një klimë më e qetë politike do të ndihmonte që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, pritshmëri të cilat janë mjaft pozitive pas rekomandimit që ka bërë KE.Z.Dule tha se i takon Kryeministri të vendit, pra mazhorancës që të gjejë gjuhën e bashkëpunimit politik dhe të krijojë dialog me liderin e opozitës, z.Basha. Sipas tij, kjo do të ishte e vetmja mënyrë që do të ndryshonte situatën e tensionuar politike në vend, për tu mos u penalizuar më në proçesin e integrimit.