Gara në bashkinë Korçë, Filo ftesë FRD-së të votojë për të

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet lokale në Korçë, kandidati i Partisë Socialiste për këtë post, Sotiraq Filo, i ka bërë ftesë Frymës së Re Demokratike dhe partive të tjera për të bashkëpunuar.Filo aktualisht mban detyrën e nënkryetarit në Bashkisë, por për shkak se z. Peleshi u dorëhoq për të mbajtur detyrën e zv.Kryeministrit, në qytetin juglindor do të zhvillohen zgjedhjet vendore.Përballë z.Filo për postin e kryetarit të Bashkisë është kadidati Sotiraq Stradobërdha, i cili garon në siglën e PD. Për zgjedhjet e 3 nëntorit ka patur dhe një kandidat tjetër, përfaqësuesja e FRD Brikena Zeneli, por është përjashtuar nga kjo garë pas kërkesës së bërë nga PD se kishte mangësi në regjistrimin e saj, kërkesë që është pranuar nga KQZ.