Atentat biznesmenint në Fier, dy vjet më parë u ekzekutua vëllai i tij
Dy vjet pas vrasjes së vëllait të tij, një biznesmeni në Fier i është bërë një atentat. Ngjarja është shënuar një ditë më parë në aksin rrugor Fier-Patos, pranë një pike karburanti, ku persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Namik Suli.Nga të shtënat është lënduar një person që ndodhej pranë karburantit, ndërsa biznesmeni që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit nuk ka marrë plagë.Pas ngjarjes ka nisur aksioni i policisë për kapjen e autorëve si dhe kanë nishur hetimet për ngjarjen.Uniformat blu kanë gjetur në afersi të fshatit Verbas të Patosit automjetin që kanë përdorur autorët në këtë atentat si dhe një automatic kallashnikov. Autorët i kishin vënë flakën automjetit tip "Alfa Romeo" në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa autorët janë ende të lirë. Ngjarja vjen dy vjet pas vrasjes së vëllait të biznesmenit.Naim Suli u vra pas një konflikti pronësie për një garazh dhe policia arrestoi shtetasin Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij Endri dhe Ervis Sulo.