Dritan Dajti largohet sërish nga gjyqi: Kërkoj veshjet e policëve të vrarë
Dritan Dajti ka vendosur sërish të largohet nga salla e gjyqit gjatë seancës së sotme duke e zvarritur pafund procesin ndaj tij.Edhe kësaj here Dajti ka zgjedhur të braktisë gjyqin pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij për veshjet e policëve të vrarë gjatë operacionit për kapjen e tij.Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka kërkuar sërish Dhomës së Avokatisë të dërgojë listën me avokatët kryesisht për të marrë në mbrojtje Dritan Dajtin.Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.