Vlorë, kapen 30 kg kanabis, transportoheshin me motorra uji

Trafikantët zgjedhin mjete të reja lundruese për transportuar drogën drejt brigjeve italiane.Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 30 kg kanabis sativa e cila po transportohej me motorra uji por nuk ka mundur dot të arrestojë dy transportuesit e drogës.Sipas policisë droga është gjetur në një motorr deti të braktisur nga korrierët pasi zbuluan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.Mësohet se transportuesit kishin braktisur motorrat e ujit së bashku me drogën në det dhe ishin larguar me shpejtësi duke I shpëtuar ndjekjes së policisë.Ndërkohë policia e Vlorës po vijon hetimet për identifikimin e dy të rinjve të cilët po transportonin lëndën narkotike dhe për kapjen e tyre.