Bozdo: Rama, borxh 100 milionë dollarë për luks, as edhe një dollar për të përmbyturit

Përmbytjet e 10 ditëve më parë të ndodhura në kryeqytet kanë ndezuar luftën mes pushtetit vendor dhe atij qëndror. Gjatë vizitës në bregun e Lumit, zona e cila u prek më shumë nga përmbytjet nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo nuk la pa përmendur edhe aktin normativ që kaloi në parlament për ndryshimet në buxhetin e vitit 2013. Bozdo u shpreh se qeveria mori borxh 100 milion dollarë për luks, ndërsa këta banorë kanë 10 ditë në qiell të hapur pa ndihmën e pushtetit qëndror.“Dje, kryeministri Rama ka kaluar aktin normativ të ndryshimit të buxhetit, për vitin 2013.  Janë programuar plot 100 milionë dollarë për shpenzime, zyra, pritje, pagesa dhe nga këto 100 milionë dollarë, qoftë edhe një dollar i vetëm nuk është kujtuar që t’u takojë këtyre njerëzve. Janë 700 familje që sot ndodhen në pikë të hallit. Kanë nevojë për ushqime, për përkujdesje, kanë nevojë për një batanije apo qoftë edhe për kontaktin njerëzor“ u shpreh Bozdo.Banorët e prekur nga përmbytjet vazhdojnë të jenë në gjendje të vështirë,kjo për shkak edhe të mungesës së ndihmave nga institucionet.Në këtë zonë janë rreth 700 familje të cilat u përmbytyn ku lumi i tiranës u mori dhe shkatërroi cdo gjë kishin në katet e tyre të para. Pavarësisht se kanë akluar 10 dite ende nuk është bërë një llogaritje sesa ishte dëmi i shkaktuar nga kjo përmbytje.