Kapen 30 kg kanabis në Portin e Durrësit, në pranga 48-vjeçari

Policia kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar 30 kg kanabis ndërsa ka arrestuar edhe trasportuesin e drogës.Burime zyrtare nga policia bëjne me dije se është arrestuar 48-vjeçari Fatbardh Vathi nga Fushë Kruja pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Skoda me targa TR 8412 R u gjet e fshehur sasia e drogës.Sipas policisë, droga është gjetur e fshehur në dyshemenë e makinës, e ndarë në 58 pako të mbështjella  me letër alumini dhe celefoni.Ky mjet do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ancona, për të udhëtuar drejt Italisë.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike; identifikimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike.Ndërkohë materialet në ngarkim të 48-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për vepren penale "Trafikim i lëndeve narkotike".