Ahmetaj takim me biznesin e makinave: Do përmirësojmë ligjet

Ministri i zhvillimit ekonomik, tregëtisë dhe sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneset të makinave në vend.Në takim ai i premtoi biznesit të makinave zgjidhje të problematikës që sot shqetëson këtë kategori duke shtuar se do të përmirësohet legjislacioni në mënyrë që përputhet me standarte e BE-së.Gjithashtu Ministri tha se biznesi i makinave është i lidhur drejpërdrejtë me jetën e qytetarëve prandaj duhet përmirësuar siguria teknike ndërsa duhet ndalur edhe ndotja e ambjentit.Ahmetaj kërkoi nga shoqata e biznesit të makinave të hartojë një letër zyrtare me kërkesat dhe sugjerimet të cilat do të merren parasysh nga qeveria.Ai shtoi më tej se me mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar biznesi do të ketë më shumë mundësi për të thënë fjalën e tij, idetë dhe propozimet për fushat konkrete.