Tiranë, makina përplas këmbësorin tek Rruga e Elbasanit

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit ku një makinë ka përplasur një kalimtar, identiteti I të cilit nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.