Berisha emërohet në ILDKP, Xhuka emëron sekretar ish-zyrtarin e mbrojtjes
Inspektorja e përgjithshme e ILDKP-së Zana Xhuka, ka emëruar Shkëlqim Berishën si sekretar të përgjithshëm të këtij institucioni.Shkëlqim Berisha ka mbajtur postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.Ndërkohë Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive është përfshirë nga një konflikt deri sot i papreçedentë, ku nga i njëjti institucion ka akuza të ndërsjellta, vartës-drejtues.Prej dy ditësh puna në këtë institucion duket e bllokuar pasi shumica e personelit kanë kallëzuar në Prokurori Kryeinspektoren Zana Xhuka duke hedhur dyshime mbi profesionalizmin e saj në këtë detyre, duke pretenduar se ajo nuk ka firmosur raporte ku inspektorët propozojnë kallzime penale dhe gjoba për zyrtarë, të cilët fshehin pasuritë.