Rama i “vë drynin” lojrave të fatit: Do zhdukim kumarin që ha lekët e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur angazhimin e qeverisë për luftën pa kompromis ndaj krimit ekonomik.Në një konferencë ëpr mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Rama theksoi se qeveria ka një plan të qartë dhe gjithëpërshsirës.“ Jemi të vendosur për një betejë pa kompriomis dhe çdo kënd rruge të republikës së Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij aktiviteti të zhvilluar në mënyrë ilegale, por paralelisht do të ecim perpara shumë shpejt me një reforme që do të përcaktojë kufij shumë të qartë edhe për pjesën legale te këtij aktiviteti, ndërkohë që po punojmë për një strategji daljeje për ata që janë të licensuar dhe e ushtrojnë brenda kufijve të ligjit ekzistues. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes se vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin” tha Rama.Rama theksoi se ky aktivitet, të cilin e cilësoi si industri e krimit ekonomik ka pasur mbështetje të politikës."Ne jemi të vendosur dhe shumë të qartë për shtrirjen e këtij aktiviteti, për lidhjet që ky aktivitet ka pasur dhe vazhdon të luajë me politikën, për mbështetjen që ky aktivitet ka gjetur falë korruptimit të politikës dhe të gjithë zinxhirit të krimit ekonomik në policinë e shtetit. Përfshirja e politikës në këtë aktivitet në fakt lë të kuptohet qartë kur je përballë masivitetit të këtij akti që ka lindur dhe është zhvilluar si një industri e krimit në sytë e të gjithve. Pa mbështetjen politike ska industri të krimit ekonomik” u shpreh RamaKryeministri Rama theksoi më tej se do të mbyllen edhe bastet online."Kemi marrë vendimin që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e të gjithë websiteve të basteve online ku derdhen kursime të emigacionit për familjet shqiptare. Shifrat brenda një viti varionjnë nga 500 - 700 milionë dollar. Kjo shifër tërësisht e papranueshme dhe një aktivitet tërësisht i papranueshëm. Të gjithë kalimet e internetit për këto website dhe këto burime të shfrytëzimit të iluzionit se mund të pasurohesh. Nuk do ketë më baste online për të kërkuar fatin jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha Rama.Rama theksoi gjithashtu se të gjitha kompanitë që janë të licensuara duhet të derdhin detyrimet e prapambetura, por duhet të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi, ligj i aprovuar më parë që përcakton edhe vëndndodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar nga shkollat, spitalet, bankat e çfarë tjetër kushtëzimesh ka.“Afati për këtë është së shpejti, në bazë të ligjit, e në bazë të ligjit të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet të licensuar e janë të rregullt më derdhjen e detyrimeve do të zhvendosen nësw nuk përmbushin kushtet e distancës” tha Rama.Ai ka theksuar së qeveria është aty për të mbështetur familjet në nevojë, që kërkojnë ekonomi familjarë të qëndrueshme dhë masat e marra lidhur më këtë aktivitët janë të lidhura me domosdoshmërinë për të kufizuar tundimët e pafundmë që shkaktojnë këto lloj destinacionesh pa krye.“Askush dhe për asnjë arsyë nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar’ tha Rama.