Në ndihmë të fëmijëve romë, Dev-aid dhe Vodafone Albania japin kontributin e tyre

Në rrugët e qytetit shohim çdo ditë gra dhe fëmijë, kryesisht të komunitetit rom, që kërkojnë lëmoshë, por ka dhe një një anë tjetër medalje, ku këto nëna duan që fëmijët e tyre të marrin mësimet e para për të mos mbetur analfabet.Në qëndrën sociale "Shtëpia e ngjyrave", e cila është në kujdesin e bashkisë së Tiranës, rreth 100 fëmijë rom marrin mësim ditor dhe nisin të shkruajnë. Po ashtu edhe familje që jetojnë në varfëri ekstreme që nuk kanë mundësi të paguajnë vitet e shkollës. E nëse prezenca e shtetit nuk ndihet gjithmonë, janë nisma të ndryshme të organizatave jofitimprurëse, të cilat duan të kujdesen për ta.Dev-aid me slloganin “Të japësh çdo muaj” dhe Fondacioni “Vodafon Albania” kanë organizuar një nismë të veçantë, kanë mbledhur veshmbathje të të afërmve të tyre dhe sot ia sjellin komunitetit të kësaj qëndre.Ndërsa punonjësia sociale, Marjana Shuli, tha se përpjekjet e çdo dite janë ti japin mundësi të vegjëlve të pastrehë që të mësojnë në vend që të shfrytëzohen në rrugë.Rreth 200 pako veshmbathje dhe ushqime u dërguan në këtë qëndër nga iniciativa të tilla private duke shërbyer kështu si një shembull për një kontribut që kanë mundësi ta japin të gjithë.