Mesazh për Ballkanin e Turqinë, Fyle dhe Linkevičius: Vullnet politik për reforma
Shqipëria i ka shtuar shanset e saj për të fituar statusin e vendit kandidat. Është komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle, që e deklaron këtë në një shkrim autorial së bashku me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevičius, me titull “Ballkani Perëndimor dhe Turqia, mundësi të reja për zgjerim të BE-së”.Shqipëria ka treguar një përmirësim të sjelljes demokratike në zgjedhjet e fundit dhe ka siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit duke i rritur gjasat e saj për të fituar statusin e kandidatit- theksojnë Fyle dhe Linkevičius, kryediplomati i Lituanise, vend qe mbn Presidencen e radhes te BE-së.Por theksohet se progresi është i mundshëm aty ku ka vullnet politik për t'u fokusuar në reforma dhe aty ku axhenda e BE-së konsiderohet një prioritet kombëtar.Dialogun Kosove-Serbi, dy autoret e ketij shkrimi e sjellin si shembullin me te mire e më i qëlluar i fuqisë transformuese të proçesit të pranimit të BE-së dhe sinjal i qartë i asaj se edhe vendimet më të vështira mund të merren nëse ka motivim dhe gatishmëri politike.Duke u ndalur te Mali i Zi, theksohet se proçesi i negociatave ka arritur në një moment të ri dhe dy kapitujt e rëndësishëm të negocimit në proçesin e pranimit mund të hapen në muajt e ardhshëm.Fyle dhe Linkevičius shtojne se “ne jemi duke bërë përpjekje po ashtu që të zhvillojmë negociatat për pranim me Turqinë sipas planit”. Por Fule e Linkevičius pranojne se lodhja e shteteve aspirante ne kete proçes perben nje fare kercenimi.Por mesazhi eshte i qarte: Mundësitë për të lëvizur vendosshmërisht drejt shtegut të integrimit europian janë shumë të qarta dhe të hapura. Është në duart e këtyre vendeve që këto mundësi t'i bëjnë realitet për të mirën e qytetarëve të tyre, ashtu siç e bëri Kroacia.