Nikollë Lesi dorëzon përfundimisht drejtimin e LDK-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2013, 10:15
Nikollë Lesi dorëzon përfundimisht drejtimin e LDK-së duke u angazhuar krejtësisht në media."Sot dorëzova drejtimin e LDK-së në Këshillin Kombëtar. Këshilli Kombëtar ka mandatuar si kryetar të partisë Mhil Gecajn. Kryetari i ri i LDK-së do të zgjidhet në Kongresin e Jashtëzakonshëm të partisë" është shprehur Nikollë Lesi në një prononcim për mediat.Lesi ka ripërsëritur se është larguar nga politika dhe është rikthyer përfundimisht në krye të gazetës "Koha Jonë".Nikollë Lesi dha dorëheqjen disa ditë më parë si kryetar i LDK-së duke theksuar se do të rikthehet në media me një gazetë historike.