Kujdes me bojën që lyeni shtëpinë, fëmijët të rrezikuar nga përbërja e plumbit
Fabrikat e e baterive apo bojërat që përdorim për lyerjen e shtëpive kanë përbërje të plumbi, i cili është i rrezikshmën për qyetarët por sidomos për fëmijët. Në Berat një fabirikë e riciklimit të baterive është shihet si një nga burimet më me risk.Po përtej kësaj, edhe në shtëpi duhet të tregohojmë kujdes që fëmijët e vegjël të mos përtypin bojë nga muri i lyer prej disa vitesh për shkak të kimikateve që ai përmban. Edhe pse në Shqipëri pak i njohin risqet e plumbit në bojëra, në botë ekspozimi i fëmijëve nga plumbi sjell rreth 600.000 raste të reja në një vit.Lindita Tafaj eksperte e ISHP tha se pasojat tek qyyetarët janë të mëdha. Tek fëmijët përvecse një helimi të thjeshtë ndikon edhe në zhvillimin jo normal mendor tek fëmijët.Edhe lodrat e fëmijëve të cilët janë të lyer me bojë përbëjnë një risk për të vegjëlit. Për këtë arsye autorët shëndetësore kërkojnë të sensibilizojnë prindërit dhe në tërësi popullatën të qëndroj larg ambjentesh si fabrika të prodhimit apo ricikimit të baterive por dhe në ambjete të përditshme sidomos nga një bojë e cila qëndon për vite me radhë në muret e shtëpisë.