Hapa zyrtarë për rikthimin e CEZ, qeveria bisedime me çekët e përzënë nga Berisha

Qeveria nis zyrtarisht negociatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve  me kompaninë çeke, Cez Shpërndarje.Ky vendim i qeverisë shqiptare synon që të shmngë gjyqin me këtë kompani në arbitrazh. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kërkohet ngritja e një grupi pune për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, çka nënkupton edhe një rikthim të mundshëm të kompanisë çeke.Grupi i punës do të kryesohet nga ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe me përbërje përfaqësues të kryeministrisë, të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Avokaturës së Shtetit për negocimin me CEZ, a.s. për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura me shtetin shqiptar.Pavarësisht problematikës në të cilën ndodhet kompania CEZ, me një seri gjyqesh në Arbitrazh, kjo kompani është programuar të jetë një nga burimet themelore për gjenerimin e të ardhurave. Dhe kjo do të ndodhë me grumbullimin e parave të energjisë që shpërndahet në rrjet. Qeveria e re po synon një reformë thelbësore në këtë drejtim, e kombinuar në dy linja.Së pari do të nisin bisedimet me çekët e CEZ-it për të zgjidhur problematikën me pronësinë e kompanisë jashtë Arbitrazhit, ndërsa synimi i dytë është gjetja e një mënyre për të mbledhur faturat e energjisë.Një tjetër vendim i rëndësishëm në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve. Vendimi përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, si një strukturë ndërministrore, që do të shqyrtojë, do të analizojë dhe do të propozojë masa të domosdoshme ligjore dhe administrative për menaxhimin e integruar të mbetjeve.Gjithashtu në mbledhjen e radhës është marrë edhe vendimi për lirimin nga detyra të Zhani Cikos dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Ilir Kerni.Si dhe për lirimin nga detyra të Rubens Shimës dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve të Artan Shabanit.