Bushati:Do kërkojmë antarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2013, 22:22
Shqipëria kërkon antarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB. Nuk mund të kishte rast më të mirë se sa 68 vjetori i krijimit të OKB që ministri i jashtëm Ditmir Buxhati të bënte publik një synim të tillë.Kjo dekadë është një periudhë tranzicioni-theksoi Bushati- por ku ka vullnet ka gjithnjë rrugëdalje. Ministri i jashtëm garantoi se për qeverinë shqiptare bashkëpunimi me OKB është një proces i vazhdueshëm, për progresin e vendit dhe në këtë drejtim nuk ka kohë për të humbur.Ministri i jashtëm Ditmir Bushati do të udhëtojë javët në vijim drejt Francës dhe Gjermanisë për të marrë përkrahje për Statusin, vendim që do të merret në dhjetor nga këshilli i ministrave të Bashkimit të Europës.