Roma e para edhe në Evropë
Faktori në këtë pikë kalon edhe kufinjt. Roma është e para edhe në Evropë. Verdhekuqtë janë më mirë edhe se Barcelona, Bayerni i Mynihut, Arsema, apo PSG, skuadra të cilat udhëheqin kampionatet e tyre. Deri tani nuk ka asnjë difekt si për sa i përket pikëve ashtu edhe lojës.Nëse i hyjmë detajeve Roma krenohet me 8 fitore ne 8 ndeshje, me të gjitha pikët e plota, duke shënuar 22 gola dhe duke pësuar vetëm 1. Gjithashtu krenohet akoma më shumë me humbjen e Juventusit në Firenze duke kaluar në 5 pikë avantazh ndaj bardhezinjve.Kampionët e Evropës, Bajenri i Mynihut vazhdon mbretërimin edhe në këtë sezon ën Bundesligë, pasi pas 9 ndeshjesh ka 23 pikë, me 7 fitore dhe 2 barazime me një mesatare prej 2.55 pikësh , duke shënuar 19 gola dhe duke pësuar 4. Pra me statistika bavarezët janë mbrojtja e dytë më e mirë në Evropë pas Romës.Barcelona nga ana tjetër pas 9 javësh ka 8 fitore dhe nëj barazim, duke koleksionuar 25 pikë, me një mesatare prej 2.77 pikë për ndeshje. Për sa I përket golave të shënuar ato kanë kaluar ekipin e Rudi Garsias duke e dërguar topin në rrjet plotë 28 herë ndërsa kanë pësur 6 gola.Po të shkojmë në kampionatin francez, PSG pas 10 javësh komandon kampionatin me 24 pikë, 7 fitore dhe 3 barazime, me një mesatare prej 2.4 pikësh për ndeshje. Parizienët kanë shënuar 18 gola dhe kanë pësuar 5 ndërsa janë 2 pikë përpara skuadrës ë Monakos.Në Angli Arsenai këtë sezon udhëheq Premier League me 19 pikë pas 8 ndeshjesh me një mesatare prej 2.37 pikë për ndeshje. Topcinjtë kanë realizuar 18 gola dhe kanë pësuar 9 dhe janë në avantazh të 2 pikëve nga Çelsi dhe Liverpul.Duke marr parasysh të gjitha statistikat na ngelet të themi se për momentin asnjë nuk është si Roma.