De Biazi rinovon edhe për 2 vjet me kombëtaren shqiptare
Shqipëria do të vazhdojë të drejtohet edhe për dy vite të tjera nga trajneri Xhani de Biazi. Akordi është arritur ditën e djeshme në Milano ku Italiani ëhstë takuar me presidentin e FSHF, Armando Duka.Kështu De Biazi do të udhëheqë ekipin përfaqësues shqiptar edhe në eleminatoret e Evropianit të vitit 2016. Në fakt arritja e marrëveshjes u shëndrrua në një telenovelë të vërtet pasi tekniku Italian kërkonte rritje të pagës ndërsa federate këmbëngulte që të qëndroj ën ato shifra. Nënshkrimi I kontratës para mediave do të bëhet këtë të mërkurë në Tiranë.Ende nuk flitet zyrtarisht për shifra, ndonëse bëhet e ditur se De Biazi mudn të përfitojë rreth 700 000 euro, duke përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimeve. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur ndonjë detaj në lidhje me objektivat e eleminatoreve të Evropianit që me shumë mudnësi është për një kualifikim të mundshëm.De Biazi në konferencë e fundit për shtyp la të kuptohej se nuk ka asnjë objektiv për t'u kualifikuar për në finalet e Euro 2016-ës, ndonëse ai theksoi se duhet bërë maksimumi për ta arritur.Kombëtarja e drejtuar nga De Biazi doli e parafundit në grupin eleminator të Botërorit 2014, me 11 pikë pas 10 ndeshjeve. Ai e ka drejtuar kombëtaren tonë në 18 ndeshje ku ka arritur 7 fitore dhe 7 humbje, ndërsa 4 ndeshje i ka mbyllur në barazim. Nën drejtimin e tij Shqipëria ka një golaverazh -3.