“Klik Ekspo Group” sjell edhe Festivalin Gastronomik
Edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës ,”Klik Ekspo Group” sjell një tjetër surprizë në këtë 100-vjetor të pavarësisë.Starti i evenimentit më të madh në datën 26 nëntor, cili këtë vit përkon me vitin e 100-vjetorin e pavarësisë është paraprirë nga Festivali Gastronomik i cili vë në konkurim shtetet pjesëmarrëse në këtë edicion të panairit që të sjellin traditën dhe shijen e tyre të gatimit e cila më pas do të përzidhet nga juria prej 10 vetësh nga ekspertë nga shtetet pjesëmarrëse si Serbia, Italia, Greqia, Shqipëria, Kina, Kroacia, Kosova etj.Dita e parë e festivalit ka sjellë kuzhinën austriake në Amjentet e Hotel Rogner. Sipas shefit të kësaj kuzhine Simone Kamp ky nuk është thjesht një konkurs por sjell veçantinë e çdo gatimi.“Nuk e shikoj si konkurs pasi çdo vend ka të veçantat e tij. Nisur nga Tradita e Rogner, sot kemi prezantuar kuzhinën austriake-shqipatre. Sot kemi ofruar një sërë gatimesh si Eskallop vienez me patate të ngrohta, sallatëra, verë shqiptare dhe austriake” tha Kamp.Si pjesë edhe e jurisë së festivalit janë edhe dy ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të Panairit “Klik Ekspo Group”, të cilët janë të aderuar me kompanite e tyre, kryesisht në prodhimin e produkteve ushtarake dhe në prodhimin e medaljeve dhe janë më konkurentët në industritë për rajonin e Ballkanit dhe Europës.Në një Intervistë për “Ora News” Biznesmeni Kostas Papadhokulos i cili ka jetuar dhe punuar në Francë tha se vjen në Shqipëri për të sjellë cilësinë dhe larminë e produkteve që ofron kompania tij.“Vijmë në Shqipëri sepse duam të sjellim tekneologjinë, cilësinë dhe larminë e produkteve tona. Është e para herë që vij në Shqipëri dhe kam mbetur i surprizuar nga Shqipëria. Shpresoj të bashkëpunojmë” tha PapadhokulosNdërsa biznesmeni Loanis Jenouzis tha se është shumë e rëndësishme që në pikën që ndodhet Shqipëria, të ofrohen standartet e duhura më të fundit.Është kënaqësi që mar pjesë në vendin tuaj sepse ëshët një komb me 100 vjet shtet shqiptar. Përsa i përket prodhimeve tona, merremi me prodhimin e medaljeve për nderime, shpata dhe bajoneta të ushtarakëve dhe forcave të armatosura. Është shumë e rëndësishmë që në pikën ku Shqipëria ndodhet në zhvillim e sipër të sjellim standartet më të fundit për një shtet të fuqishëm” tha Jenouzis.Panairi “Klik Ekspo Group”do të qëndrojë i hapur deri më datën 30 nëntor.