LSI, takim me të rinjtë në Kombinat
Lëvizja Socialiste për Integrim e Kombinatit ka zhvillzuar një takim me të rinj kësaj njësie. Në fjalën e saj para të rinjve Sekretarja e Përgjithshme e LSI-së së Tiranës, Monika Kryemadhi u shpreh se duhet bërë gjithçka për Kombinatin dhe për banorët e tij dhe për një gjë të tillë është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim.“Ne duhet të bëjmë gjithçka për Kombinatin dhe banorët e tij. E rëndësishme është që ne të kemi një bashkëpunim për të sjellë gjëra dhe për t’i ndërtuar gjërat. Ne nuk na intereson përkatësia politike por na intereson që të jemi në funksion të banorëve të Kombinatit”, tha Kryemadhi.Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kombinat, Ardit Çela, u shpreh se duke u bërë pjesë e LRI-së dhe LSI-së të rinjtë e Kombinatit, Misto Mames, Unazës së re, e kudo në Njësinë Nr. 6 fuqizojnë rininë e kombinatit dhe sjellin zhvillime pozitive për këtë zonë.“Angazhimi që ne të gjithë marrim sot është një angazhim tepër i rëndësishëm, prandaj le ti ftojmë të gjithë të rejat e të rinjtë e Kombinatit, Misto Mames, Unazës së re, kudo në Njësinë Nr. 6 të bëhen pjesë e LRI-së, të bëhen pjesë e LSI-së, pasi kështu do të fuqizojmë LSI-në e Kombinatit, do të fuqizojmë rininë e Kombinatit dhe do të sjellim zhvillime vërtet pozitive për Kombinatin”, tha ndër të tjera Çela.Ndërkohë që Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, tha se të rinjtë e LRI-së kanë qenë gjithmonë pjesë e angazhimit për zgjidhjen e problemeve të rinisë shqiptare.“Kemi qenë pjesë e angazhimit dhe punës sonë në shumë nga problemet e rinisë, karta e studentit, karta e Bolonjës, problemet e punësimit të rinisë dhe shumë probleme të tjera të cilat na kanë prekur çdo ditë. Pjesë e qeverisjes tashmë prej 3 vitesh Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pasur përfaqësim dinjitoz në të gjitha hallkat e qeverisjes. Unë jam e bindur që fitorja e LSI-së në 2013-n në të gjithë Shqipërinë do të fillojë nga Kombinati”, tha Xhixho.Në këtë takim merrte pjesë Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.