Arsenali i pagabueshëm, Chelsea në vend të dytë
Arsenal rimerr i vetëm kreun në Premier League. Djemtë e Arsen Venger fituan 4-1 ndeshjen e javës së shtatë në kampionat përballë Noruiç Siti dhe falë barazimit të Liverpul me Njukasëll e sheh veten në krye të tabelës me 19 pikë. Jack Wilshere shënoi golin e parë në minutën e 18-të pas një aksioni klasik të Topçinjve.Pas disa rasteve të vendasve, Giroud dha një krosim për Mesut Ozil ,mesfushori gjerman nuk gabon duke e dërguar topin në rrjet. Jonny Howson duke ngushtoi rezultatin në minutën e 70-tAaron Ramsey i dha fund çdo dyshimi duke shënuar golin e tretë në minutën e 83-të, ndërsa Ozil vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.Në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, Jordon Mutch i kaloi miqtë në epërsi në minutën e 10-t,ndërsa Eden Hazard e barazoi rezultatin në minutën e 33-t duke e mbyllur në barzim fraksionin e parë të lojës. Samuel Eto'o shënoi për epërsinë e Bluve në minutën e 66-t me golin e tij të parë me këtë fanellë, ndërsa Oscar në të 78-ën dhe sërish Hazard në të 83-ën minutë e fundosën Cardiffin. Manchester City ka fituar me rezultatin 3-1 në fushën e West Hamit dhe ngjitet në vendin e katërt.Kun Aguero zhbllokon takimin që në minutën e 15, për të dyfishuar më pas në të 51-tën. Vetëm pas shtatë minutash Vaz Te ngushton diferencën në 1-2. David Silva vulosi takimin 1-3, në minutën e 80-të.Në ndeshjet e tjera Mançester Junajtid barazoi 1-1 përballë Southampton. Djajtë e Kuq kaluan të parët në avantazh që në pjesën e parë me gol të Robin Van Persie dhe asisti të Adnan Januzaj, por miqtë barazuan gjithçka një minutë para fundit të ndeshjes duke bërë të heshtë gjithë "Old Trafford".