Conte "përlotet" nga tripleta e Rosit
E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Artemio Franki, ku Fiorentina arrin të thyej Juventusin pas plotë 15 vitesh. Bardhezinjtë gjendeshin në një avantazh të dyfishtë të siguruar nga dy gola në pjesën e parë nuk mundën ti rezistojnë një formë të jashtëzakonshme të Rossit dhe furis së tifozerisë vendase.Me Vuçiniç dhe Quagliarella të dëmtuar Antonio Conte hedh në fushë nga minuta e parë spanjolli Jorente, ndërsa Vidal paguan kthimin me vones nga kombëtarja duke ngrohur stolin. Në firence atmosfera ishte e mrekullueshme, nndërsa armiku numër një i tyre Antionio Conte të gjithë vëshëllimat I duartroket me ironi.Ndeshja është pak a shuëmë e barabartë deri në minutën e 37-të ku Tevez fiton një 11-metërsh të cilën e kthen po vet në gol. Zonja e vjetër nuk pajtohet me këtë gol po r shënon edhe një tjetër në fundin e pjesës së dytë me Francesin Pol Pogba që përfiton nga një gabim foshnjarak i Kuadrados.Në fraksionin e dytë të lojës do të vinte edhe përmbysja e madhe. Mati Fernandez hyn në zonë dhe fiton një penallti të dyshimtë. Nga pika e bardh shkoon Rosi që e ekzekuton saktë. Juevntus është i përgjumur ndërsa Rosi vazhdon të vallzojë në mbrojtjen e Kampionëve të Italisë duke lëshuar një siluet nga jashtë zone dhe duke shtangur Bufonin. Fiorentina ka barazuar ndërsa Firence vlon nga gëzimi.Ky do të ishte edhe pika e kthesës pasi Fiorentina shënon sërish duke përfituar nga përgjumja totale e mbrojtjes së Juventusit. Joakin është i vetëm në krahun e djathta duke shënuar dhe golin e avantazhit. Duket e pabesueshme por është e vërtet. Skuadra e Montelës më pas shënon dhe golin e katërt duke vulosur rezultatin ndërsa Antonio Contes I ngelet vetëm të fshijë lotët e humbjes. Pasi përpara e është një sfidë shumë e vështirë ndaj Realit të Madridit në mesjavë.