Kuvend, pritet votimi i aktit normativ, Cani: Shqetësim kontrolli i financave dhe borxhit
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot aktin normativ për buxhetin e shtetit.Ministri i financave Shkëlqim Cani ka paraqitur sot në buxhet ndryshimet në buxhet duke shtuar se për qeverinë dy janë shqetësimet kryesore, mbajtja nën kontroll e financave dhe ulja e borxhit.
“Emergjenca është të stabilizojmë situatën, të njohim situatën financiare dhe më tej të adresojmë masat” tha Cani.Sipas tij, Akti Normativ shkurton me rreth 38.8 miliardë leke buxhetin fillestar të këtij viti duke u mbyllur me 321 miliardë lekë ose 23.8% (23.4) të PPB.“Edhe për vitin 2013, një nga faktoret negativ është parashikimi me opotimist nga qeveria e kaluar, ka shmangie të parashikimeve në 1.2%, efekti negativ në buxhet është me 4.7 mld lekë. Duket qarte që faktori kryesor në krijimin e këtij hendeku është performanca e dobët e mbledhjes së tatimeve. Të ardhurat totale ishin parashikuar me rritje 9.3% kundrejt vitit 2012, kur mbëteshin edhe tre muaj për mbylljen e vitit, ky tregues ishte negativ, u mblodhën 2.6% më pak se 2012. 6 mujori i dytë, gjithnje i ka pasur të ardhurat shumë më të thella se i pari, në këtë rast është edhe më kritik. Për 9 mujorin e parë të ardhurat nga tatimet e doganat rezultuan 6.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky akt që po miratojmë do të na çojë që të ardhurat të dalin 5.4% më pak se viti 2013, pra ka një performancë më të mirë, duke marre parasysh se ai mbart 5 mld lekë efekt negativ për nevojat elektorale që ka bërë opozita e sotme, dikur qeveria″ tha Cani.Sipas tij, me këtë akt normativ qeveria merr hapa konkrete për përmirësimin e gjendjes ku e gjeti buxhetin e shtetit. “Buxheti nuk parashikon rënie të performancës së të ardhurave, por rritje brenda një logjike normale, nuk bën dot për 3 muaj atë që nuk është bërë për 5 vjet. Ne kemi një filozofi të re për buxhetin, atë që kjo qeveri e ka bërë tre herë buxhetin ne vit, ne do të jemi shumë më pranë realitetit” tha Cani.Berisha: Akti normativ, skenar ogurzi për ekonominëNdërsa, ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së Sali Berisha është shprehur se akti normativ është një skenar i qeverisë për ta çuar Shqipërinë në recesion.
"U them shqiptarëve se sot këtu po vendoset faza e dytë e skenarit të Jorgo Papandeut i cili pasi u tha grekëve se janë paratë u tha se ja cfarë ta bëjnë gropën dhe futi grekët në shpejtësinë më të madhe në gropë. Me matematikën e Ramiz Alisë që paraqiti eksperti i patateve dhe i vjedhjeve të floririt Shqipëria dhe ekonomia e saj ecën me shpejtësi drejt gropës ndaj hidheni poshtë këtë dekret që mban në vetvete fazën e dytë të një skenari ogurzi, atë të zhytjes së ekonomisë së vendit në recesion dhe në krizë të pashmangshme" tha Berisha.Bode: Akti normativ për ofiqe dhe zyra për qeverinëIsh ministri i Financave Ritvan Bode ka akuzuar qeverinë e re për papërgjegjshmëri totale në hartimin e aktit normativ, duke theksuar se borxhi do të jetë në kurriz të shqiptarëve.Sipas tij, ligji e ka të qartë që huaja merret vetëm për të mbeshtetur investimet publike, ndërkohë që me borxhin që merret nuk ka asnjë planifikim të tillë.“Në buxhet 35 mld lekë janë mosrealizime nga tatimet dhe taskat, nëse në 8 muaj mosrealizmi ishte 13, për 4 muaj do të rriten edhe me 22 mld lekë mosrealizimi i të ardhurave nga tatimet e taksat, nëse në 8 muaj ishte 1.5 mld lekë në muaj, ju programoni që ai të jetë 5.5 mld lekë në muaj, 55 milionë dollarë më pak në muaj, deficit 3.5% më shumë nga periudha e performancës ekstremist të dobët të qeverisë sonë” tha Bode.Sipas tij për herë të parë deklarohet se merret hua pasi taksat nuk dalin për të mbajtur qeverinë me paga dhe me ofiqe e zyra.“Me këtë akt ngrihet dora ndaj ekonomisë së vendit dhe financat. Vendi ka pasur sukses se ka pasur ekonomi stabile, ditën që ti nxjerr në pazar edhe problemet e përkoshme që mund të jenë për qëllime politike dhe personale bën aktin më të rëndë ndaj të nesërmes së ekonomisë së vendit, këtu do të jemi dhe do t’i shohim tymin” tha Bode.Kuvendi 1 minutë heshtje për 5 të rinjtë që humbën jetën në aksidentKuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje në kujtim të 5 të rinjve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Shkodër.“I shprehim ngushëllimet familjarëve të 5 të rinjve që humbën jetën në mënyrë tragjike dhe të parakohshme si pasojë e një aksidenti” theksoi Meta.