Vendorët borxh ndaj biznesit, apeli i sipërmarrësve: Po falimentojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2013, 16:26
Kriza ekonomike përfshin edhe pushtetin vendor, i cili prej disa muajve nuk ka paguar detyrimet ndaj sipërmarrësve të shërbimeve. Në një deklaratë për mediat, Shoqata e sipërmarrësve ka bërë apel për shlyerjen e detyrimeve pasi po shkojnë drejt falimentimit.Sipas kryetarit të Shoqatës, Maksim Fejzulla, janë rreth 5 mijë punonjës të cilët mbajnë familjet dhe janë pa rroga. Shoqata e sipërmarrësve ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë qendrore për të stabilizuar situatën.Shoqata e Sipërmarrësve nuk ka dhënë asnjë shifër në lidhje me detyrimet që Komunat dhe Bashkitë kanë ndaj tyre në të gjithë vendin.