Berisha: Qeveria Rama-Meta, audit për të shumuar borxhin e shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar qëndrimin e tij kundër kontraktimit të kompanisë audituese për borxhet nga qeveria. Sipas Berishës, Qeveria Rama-Meta po kërkon audit për të shumuar borxhin e shtetit, përmes një mekanizmi të ri vjedhjeje të pasurisë publike.“Qeveria Rama - Meta, për të mbushur sa më shpejt jo xhepat apo qeset, por baulet e saj me parate e qytetarëve, dekretoi kontraktimin e një kompanie auditi për të shumuar të gjithë borxhin e shtetit ndaj bizneseve private, qytetarëve dhe sipërmarrjeve publike. Në këtë kompani është e punësuar e gjithë familja e Erion Xhanit (Velisë). Sipas dekretit, bizneset private, ndërmarrjet publike dhe qytetarët, vecanerisht militantët e PS, do paraqesin pusullat, faturat dhe cdo gjë tjetër për të kërkuar pagesa nga shteti. Ky është një mekanizëm i ri vjedhjeje e pasurisë publike” shkruan Berisha në fb.Ish-Kryeministri sqaron më tej se në Shqipëri pagesat bëhen vetëm nepërmjet bankave, të cilat nuk lenë hapësirë për shtesa dhe pazare për të ndarë paratë. Në kushte të tilla, shton Berisha, Rama po kërkon një sekser për manovrime të tilla. Ai nënvizon gjithashtu faktin se kjo është kundërshtuar edhe nga institucionet ndërkombëtare më serioze.“Qytetarët duhet të dinë se në Shqipëri pagesat, jo vetëm në dogana dhe tatime por dhe të gjitha pagesat e tjera, përfshi këtu rrogat dhe pensionet, bëhen vetëm nepërmjet bankave. Por meqënëse transaksionet bankare, me saktësinë e tyre, nuk lenë hapësirë për shtesa dhe pazare për të ndarë paratë, duhet gjetur sekseri. Ndaj me urgjencë u votua dekreti i sekserit Deloitte and Touche dhe mbi bazën e faturave (thuhet se është hapur pranë PS një punishte faturash) dhe shumave që do të paraqiten, deti do të bëhet jo kos por flori. Institucionet ndërkombëtare më serioze kanë kundërshtuar dekretin e sekserit” thekson ai.Në funksion të qëndrimit të tij, Berisha sjell në vëmendje rastin e gjigandit të energjisë Enron në auditim me Artur Andersen.“Me këtë rast dua të sjell në kujtesën e qytetarëve rastin e gjigandit të energjisë Enron me njëshin e botës në auditim, Artur Andersen. Ky i fundit bënte auditin e Enron dhe doli se me fatura dhe bilance fallco ata, së bashku, vidhnin miliarda. Ata shpërndanin në drejtimet dhe personat që donin qindra e qindra milione dollarë. Pikërisht ky mekanizëm i mega kleptokracisë do bëjë detin flori për qeveritarët dhe sojin e tyre në Shqipëri”përfundon Berisha.