Festivali i XI Nderkombetar i Filmit në Tiranë, garojnë 1200 filma nga 91 shtete të botës

Nisi sot me nje ceremoni hapese, edicioni i 11-te i Tirana International Film Festival. Kete vit ne Festival do te marrin pjese me shume se 1200 filma nga 91 shtete te botes, duke e bere kete event ti afrohet festivaleve me te medha boterore te Filmit.Ceremonia u hap nga fjala e organizatorit te Festivalit, Ilir Butka, i cili mbeshteti kete eveniment dhe shprehu deshiren per te rritur edhe me shume pjesemarrjen e shteteve te ndryshme.Mes personaliteteve te njohura te botes se artit dhe kultures ishte edhe aktori i mirenjohur, Enver Petrovci, fitues i edicionit te 10-te te Festivalit.Ceremonia u mbyll me shfaqjen e premieres se filmit te pare me titull “Ada”, nga Spartak Parani.