Spiropali me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Biznesi nuk është armiku, por partneri ynë

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, priti një përfaqësi të Dhomës Amerikane të Tregtisë së kryesuar nga Presidenti i saj, z. Mark Craëford, dhe z. Donald Broën, Zyrtari për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.Zj. Spiropali vlerësoi investimet amerikane në Shqipëri, ekspertizën e tyre, kontributin që është dhënë për ekonominë shqiptare.“ Shumë çështje janë për t’u shqyrtuar në lidhje me legjislacionin, shumë hapa duhen ndërmarrë për të përshpejtuar procedurat doganore, shumë mënyra operimi duhen ndryshuar – jam njohur me problematikat e biznesit – tha D.P. e Doganave.”“Biznesi nuk është armiku ynë përkundrazi është partneri ynë. Kanalet e komunikimit duhet të jenë fleksibël dhe efikase” – tha zj. Spiropali.Zj. Spiropali diskutoi mbi iniciativat që Kryeministri po ndërmerr për të përmirësuar raportin tatime-doganë-biznes dhe i ftoi përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë të jenë aktivë në Këshillin Kombëtar të Biznesit, organ i sapoformuar për këtë qëllim.Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane e ftoi Drejtoren e Përgjithshme të Doganave t’i drejtohet Ambasadës për asistencë teknike duke e siguruar për mbështetje për proceset e integrimit.Gjatë takimit u vendos për të mbajtur kontakte të rregullta për çdo tematikë në nivel të lartë dhe teknik.