Rama-Erdogan-Thaçi “zbarkojnë” në Prizren: Prizreni i pandarë, ashtu si Kosova
Kryeministrat e Turqisë, Kosovës dhe Shqipërisë kanë qëndruar në Prizren, pasi kanë përuruar hapjen e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se Prizreni është qyteti ku jo vetëm njerëzit janë në harmoni por edhe objektet kulturore që janë afërsisht mes vete.
Rama ka shtuar se Prizreni është i pandarë dhe i pandashëm, ashtu si Kosova është e pandarë dhe e pandashme, sepse qëndron bashkë si një pasuri sepse objektet që janë në harmoni mes vete, e bëjnë Prizrenin një qytet të çmuar.“Nuk ka sfond metë bukur se sa historia e këtij qyteti, dhe nuk ka sfond me të bukur se sa sheshi i këtij qyteti për të qenë bashkë kryeministrat e Kosovës, Turqisë dhe Shqipërisë bashkë ku mundohen të ndërtojnë se bashku ardhmërinë e tyre”, ka thënë Rama.
Rama ka shtuar se ndihet i nderuar që gjendet afër dy miqve të tij Erdogan dhe Thaçi.Ndersa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi para qytetarëve të shumtë ka falënderuar ata për pritjen madhështore që i kanë bërë kryeministrit Erdogan dhe Rama.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se Erdogan ishte njeriu i parë që njohu Kosovën e pavarur, dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë përherë i shkëlqyeshëm dhe vëllazëror.“Marrëdhëniet tona me Turqinë do të jenë shkëlqyeshme. Në Kosovë nuk do të ndajmë qytetarët në etni, Kosova është atdhe i të gjithëve. Ne po ndërtojmë autostrada të reja, aeroport të ri, po ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën demokratike dhe evropiane”, ka thënë Thaçi.