Mbijetesa e fëmijëve në fije të perit, në Shqipëri rreziku 50% më i madh se në rajon
Nga 165 vende të botës të përfshira në raportin e nivelit të mbijetesës së fëmijëve të “Save the Children”, Shqipëria gjendet e 80-ta përsa i takon patologjive të ndryshme, kequshqyerjes dhe vdekshmërisë foshnjore.Statistikat nuk janë të ulëta, por më me shqetësim është fakti se një fëmijë i sapolindur në Shqipëri ka 50 për qind mundësi më shumë të ndërrojë jetë përpara se të mbushë 5 vjeç krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dhënat u referuan nga Drejtoresha e “Save the Children”në Shqipëri , Helen Anson.Mbijetesa e fëmijëve nuk është më një problem rural, po nuk është as tërsisht urban. Ai që kequshqehet ose nuk pëfshihet në skemat e kujdesit shëndetësor riskohet edhe në fshat edhe në qytet.Në raport ndërkombëtar vendin e parë për vdekshmërinë foshnjore e zë Bangladeshi me 72 vdekje për 1000 lindje. Ndërsa në Shqiperi vdekshmëria foshnjore sipas të dhënave zyrtare është 8.7 për 1000 lindje.Raporti gjithashtu nënvizon se 80 % e të vdekjeve të të sapolindurve shkaktohen nga komplikacionet gjatë shtatzanisë dhe lindjeve të parakohshme apo infeksione të rënda. Një ndër zgjidhjet në këtë rast është kujdes shëndetësor falas për gratë shtatzëna dhe ndihmë ekonomike për familjet në varfëri ekspreme.