Atentati në Tiranë, ndërron jetë Elvis Doçi, në gjendje kritike kushëriri i tij

Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak Elvis Doçi, 34-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e djeshme gjatë një atentati me armë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Ndërsa mësohet se kushëriri i tij Ali Doçi 13 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Dy kushërinjtë u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e djeshme tek “Komuna e Parisit” teksa ishin duke udhëtuar me një automjet me targa AA777 FH i cili drejtohej nga viktima.Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy persona me motorr kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës me të cilën udhëtonin dy kushërinjtë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së “21 Dhjetorit”.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak, por Elvis Doçi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra ndërsa kushëriri i tij Aliu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Për zbardhjen e ngjarjes, policia po heton dhe mbi të kaluarën e 2 personave të plagosur. Policia ngriti postblloqe në të gjithë qytetin për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.Sipas policisë dy kushërinjtë janë pronar të një rrjeti të lojërave të fatit dhe policia po heton konflikte të mundshme për shkak të biznesit së tyre.