Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, plagoset në automjetin e tij një person

Rikthehen atentatet në kryeqytet. Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme tek zona e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku persona të paidentifikuar kanë ndjekur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të një mjeti tip “Benz” me ngjyrë të zezë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policies, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet për atentat.