Mbrojtja e pyjeve, Tahiri-Koka marrëveshje për ndalimin e masakrës

Mbrojtja e pyjeve dhe rikthimi i tyre ne identitet do të jetë në fokusin e dy Ministrive asaj të mjedisit dhe Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye Ministrat Sajmir Tahiri dhe Lefter Koka kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të ndalur masakrën që i është bërë pyjeve në më shumë se 20 vjet.Ndërsa edhe një task-force do të ngrihet mes dy dikastereve që në fokus do të ketë ndalimin e degradimit të mjedisit. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në fjalën e tij e cilësoi situatën ku ndodhemi tejet alarmante dhe premtoi ndërhyrje.Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, e cilësoi gjendjen si rrezik për pasurinë kombëtare,ndërsa premtoi se shteti tani e tutje do të jetë garant i pasurisë së përbashkët.Gjatë periudhes 2009-2013, eshte raportuar zyrtarisht se janë prerë ilegalisht në shkallë vendi 155 mije drurë. Por në fakt konstatohet ne terren se demi i shkaktuar mund te jete 10 herë më i madh.