Gjirokastër, kapen 70 kg kanabis nga Lazarati, prangoset 27-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 70 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në makinën me targa AA 434 GL, që  drejtohej nga 27-vjeçari Laurent Sikaj.Mësohet se Sikaj u ndalua pranë Subashit, pasi ndoq nga efektivët e antidrogës, që në kohën që doli nga fshati Lazarat.Sipas policisë, 27-vjeçari kishte fshehur kanabisin në një dhomëz të krijuar në dyshemenë e makinës poshte dy sediljeve.Gjatë kontrollit të automjetit, policia arriti të gjejë 30 pako me lëndë narkotike,me peshë nga 2.2 kg deri 2,3 kg.Sipas policisë 27-vjeçari nga Vlora do ta transportonte lëndën narkotike drejt Italisë.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.