Shkodra e gjunjëzuar nga dhimbja, në bankat e shkollës qirinj në vend të 5 jetëve
5 qirinj te ndezur ne vend te 5 jeteve te prera ne mes. Nje tym i lehte ne vend te buzeqeshjes se Raelvit, Ledios, Osmanit, Xhenit dhe Orestit qe nuk jane me ne mesin e bashkemoshatareve te tyre ne oborrin e shkolles “28 nentori”.5 adoleshentet lozonjare nuk do te ulen me ne bankat e mbetura bosh, shkolla ku ata nxitonin edhe dje per te kapur oren e pare te mesimit, nuk gjen dot nje cep ku te mos risjelle ne vemendje batuten shkodrane te 5 djemve qe u ndane nga jeta ne rruge, nen rrotat e nje kamioni qe u preu jeten ne mes.Dhimbja per Shkodren eshte e madhe, e paperballueshme. Kortezhi me trupin e Orestit kalon permes qytetit, duke shtuar edhe me teper dhimbjen e familjareve, miqve dhe çdo banori te qytetit verior. Aty ku sot duhet te ulej dhe qeshte mes shokeve te klases, Ledio Pirani, eshte vetem nje fotografi e tij,e cila pavaresisht se ka mbledhur te gjitha fjalet e miqve apo mesuesve,vete nuk shpreh asnje fjale.Kudo ka pllakosur heshtja, e vetmja levizje jane lotet ne faqe te miqve dhe shokeve te ketyre djelmoshave 18- vjeçare, te cilet fati i ndeshkoi rende.Nje dite aspak e zakonte,nje dite morti per gjithe rruget e banoret e Shkodres ku kortezhet shfaqeshin here pas here. Zemra te copetuara,emocione rrenqethese,dhe vetem lot. Kjo ishte ajo qe ofronte sot Shkodra, e cila i dha lamtumiren e fundit 5 djemve te cilet kane qene te pandare, madje as sot kur kaluan per here te fundit ne rruget e qytetit te tyre te dashur.