Vrasja në Arbanë, dorëzohet në Prokurori kërkesa për gjykim ndaj të pandehurit, Kleandër Zefi
Dorëzohet në Prokurori kërkesa për gjykim e vrasjes në Arbanë në ngarkim të të pandehurit, Kleandër Zefi, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të “ Vrasjes me dashje ” dhe “ Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.Nga hetimet paraprake për këtë procedim penal ka rezultuar se në datë 19.08.2013, rreth orës 01.30, organi i policisë është njoftuar se ne vendin quajtur Arbane-Tirane, roja i nje objektit ka vrare me arme zjarri shtetasin Astrit Marku.Shtetasit A. Allamani dhe viktima Astrit Marku,banorë të rrethit Tiranë dhe shokë mes tyre, kanë shkuar me autoveturën e markes “Opel Ascona, në pikën e inerteve që ndodhet në fshatin Arbanë, në pronësi të shtetasit s.m, për të vjedhur materiale hekuri.Ky objekt ruhej me roje, konkretisht nga i pandehuri Kleander Zefi. Shtetasi A. Allamani dhe viktima kur kanë hyrë në objekt dhe duke qarkulluar me mjetin e tyre dhe pasi kishin vjedhur disa sende janë diktuar nga roja , i pandehuri Kleander Zefi. Ky i fundit ka njohur shtetasin A. Allamani që dhe drejtonte automjetin, si banor i fshatit Arbanë.Ai i ka kërkuar këtij shtetasi të zbriste nga mjeti duke i drejtuar dhe një armë jarri tip kallashnikov, të cilin e mbante pa leje të organeve kompetente. Shtetasi A. Allamani nuk ka zbritur nga mjeti por e ka lëvizur atë me shpejtësi prapa duke tentuar të largohej . Në këtë kohë roja i objektit, shtetasi nën hetim, ka qëlluar në drejtim të mjetit.Nga të shtënat e armës se zjarrit ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Marku, ndërsa shtetasi A. Allamani nuk ka pësuar dëmtime. Ky i fundit menjëherë është larguar në drejtim të Spitalit Ushtarak Tiranë për t’i dhënë ndihmën mjeksore shokut të tij. Roja i objektit , i pandehuri Kleander Zefi, ka qëndruar në objekt deri në mbërritjen e forcave të policisë.Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov, model 56, kal.7.62mm, tre gëzhoja arme zjarri me kapsolle të goditur. Nga kqyrja e autoveturës janë gjetur dy çelësa automjetesh, e sende të tjera.Gjithashtu nga kqyrja e mjetit ka rezultuar se xhami i parë i dëmtuar ( vrimë), xhami i pasëm i thyer dhe në sedeilen e pasme u gjetën mbetje metalike si ato të predhave të armëve të zjarrit. Gjithashtu punonjësit e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Kleander Zefi dhe A. Allamani.Të dy shtetasit e mësipërm të pyetur nga organi i policise në momentet e para kanë dhënë versionet e tyre për ngjarjen e ndodhur. Deponimet e tyre jane pasqyruar në procesverbalet e pyetjes si persona ndaj të cilit zhvillohen hetime të datave 19.08.2013.Shtetasi A. Allamani ka deklarur se në datën 18.08.2013 rreth ores 23.oo ka qenë duke pirë në një lokal në fshatin Vishaj, së bashku me shokun e tij, shtetasin Astrit Marku. Kanë qëndruar deri rreth orës 00:30 dhe më pas kanë hipur në mjetin tip Opel Ascona”, dhe janë nisur për në banesat e tyre. Gjatë rrugës Astriti i ka thënë të shkonin tek lavatriçja e shtetasit S.M pasi do të merrte diçka. Pasi janë afruar objektit në fjalë Astriti ka kërkuar të fiknin dritat e makinës me qëllim që mos t’i shihte roja i objektit tjetër aty pranë, ndërsa për lavatriçen ka thënë se nuk ka roje.Ai ka pritur në makinë ndërsa Astriti ka futur disa sende në derën e pasme të mjetit. Pas pak çastesh Astriti është kthyer në makinë dhe është ulur në vendin e parë të pasagjerit dhe i ka kërkuar të largoheshin me shpejtësi ndërkohë që ka mbuluar fytyrën me bluzën e tij. Ai ka ndezur makinën dhe sapo ka lëvizur dy tre metra nga vendi ku ishte ka dëgjuar 3-4 të shtëna arme zjarri. Në këtë çast Astriti ka rënë në shpatullën e tij i gjakosur, por megjithatë ai ka mundur të largohej duke e dërguar atë në spital.Shtetasi Kleander Zefi i pyetur pas ngjarjes me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ka deklaruar se: prej disa viteve bashkë me babanë e tij është i punësuar si roje në pikën e inerteve që ndodhet në fshatin Arbanë, në pronësi të shtetasit S.M. Rreth ores 00.30 të dates 19.08.2013 nga larg ka pare që tek pika e inerteve është afruar një autmjet, por që është larguar. Në këtë moment ai ka shkuar tek pika e inerteve dhe aty ka konstatuar se sendet ishin lëvizur nga vendi i tyre dhe ishte kontrolluar kabina e një kamioni.Më pas ai është kthyer në vendorje dhe ka telefonuar babanë e tij duke e vënë në dijeni për mjetin. Pas pak çastesh makina është kthyer dhe është futur sërish tek pika e inerteve. Në këtë moment ka marrë armën automatike që e mbante fshehur dhe pa dijeninë e babait, dhe i është afruar mjetit që ishte future në piken e inerteve pranë vendit ku mbaheshin veglat e punës. Ka njohur drejtuesin e mjetit, personin që quhej A.Allamani, banor i fshatit Arbanë .Me armë në dorë është afruar tek dera e drejtuesit të mjetit e ka hapur atë dhe i ka kërkuar të dalë nga makina. Ka parë gjithashtu se në sedilen e pasagjerit ishte ulur një person që nuk e ka mundur ta shohë si fytyrë.Pas disa sekondash drejtuesi i mjetit duke parë që unë kisha armën në dorë ngeli si i shtangur në vend, nuk bëri asnjë veprim. Në përpjekje për ta zbritur në tokë shoferi i ka futur marshin,( indietro) makinës dhe e ka kthyer makinën pothuajse në vend, ku për pak desh më përplasi dhe mua dhe u nis për t’u larguar. Në këtë moment unë jam trembur, kam humbur kontrollin dhe kam shkrehur armën në drejtim të automjetit me qëllim për t’i çarë gomat që të mos largoheshin. Unë kam qëlluar dy tre here nga frika pasi dhe ata mund të kundërpërgjigjeshin.Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit ka rezultuar se i pandehuri Kleandër Zefi ka konsumuar elementët e veprave të parashikuara nga nenet 76 e 278/3 të K.Penal, përkatësisht veprën penale të “ Vrasjes me dashje ” dhe “ Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.